Kuvendi i Republikës së Kosovës

Roli i Kuvendit të Kosovës në procesin e integrimit në BE

09.05.2024

Republika e Kosovës shënon 9 Majin - Ditën e Evropës, si dëshmi e orientimit evropian dhe synimeve strategjike. Për Kosovën, anëtarësimi në BE ka domethënie shumë dimensionale, duke filluar nga vlerat evropiane, deri tek stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik që BE-ja përfaqëson.

Integrimi në BE zhvillon më tutje prosperitetin socio-ekonomik, sundimin e ligjit, stabilitetin dhe avancimin e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Me anëtarësim në BE, Kosova përfiton:

Rritje dhe qëndrueshmëri ekonomike: hapje e dyerve për në tregun e përbashkët evropian, që mund të nxis rritjen e tregtisë, investimeve dhe vendeve të reja të punës.

Treg të integruar financiar: lehtësim në integrimin në tregjet financiare evropiane, duke mundësuar qasje më të lehtë në shërbime kapitale dhe financiare.

Prezencë më të fuqishme ndërkombëtare: fuqizimi i prezencës së Kosovës në ekonominë ndërkombëtare.

Agjenda legjislative e Kuvendit të Kosovës mëton të përputhet me standardet e BE-së dhe adreson çështjet si:

●      korrupsionin,
●      krimin e organizuar,
●      sundimin e ligjit,
●      zhvillimin ekonomik,
●      mbrojtjen e ambientit,
●      të drejtat e njeriut, e të tjera.

Kuvendi i Kosovës mbikëqyrë nga afër procesin e integrimit evropian, duke u siguruar që përparimi i vendit të jetë në përputhje me standardet e BE-së dhe reformat e nevojshme të zbatohen për të arritur anëtarësimin.

Broshura e plotë

Gëzuar 9 Majin - Ditën e Evropës!