Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian

25.04.2024

Komisioni për Integrim Evropian, kryesuar nga nënkryetarja, Fjolla Ujkani, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën u votuan tri projektligje. 

Projektligjet e miratuar me këtë rast, janë shqyrtuar nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, dhe ato janë: Projektligji  nr.08/L-207 për tekste shkollore, Projektligji  nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave, si dhe Projektligji nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë.