Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

13.03.2023
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetari Armend Muja, shqyrtoi raportet e komisioneve funksionale për disa projektligje. 
 
Kështu, komisioni shqyrtoi dhe përkrahu raportin me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, raportin me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, raportin me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë, raportin me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si dhe atë për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit. 
 
Në mbledhjen e sotme komisioni miratoi gjithashtu planin e performancës së Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023.