Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Legjislacion miratoi Draft-Kodin e sjelljes së deputetëve të Republikës së Kosovës

30.04.2024

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.

Në këtë mbledhje, komisioni pas shqyrtimit e miratoi Draft-Kodin e sjelljes së deputetëve të Republikës së Kosovës, i cili do të procedohet për në një nga seancat plenare të radhës.

Deputeti Rrustemi pasi foli për rëndësinë e këtij kodi, ndër të tjera falënderoi Institutin Demokratik Kombëtar (NDI), për mbështetjen në hartimin e tij.

Tutje, kryesuesi i grupit punues për hartimin e Draft-Kodit të sjelljes së deputetëve të Kosovës, deputeti Besnik Tahiri, tha se gjatë punës mbi njëvjeçare janë marrë për bazë praktikat më të mira të shumë vendeve demokratike.

Gjatë shqyrtmit të Draft-Kodit të sjelljes së deputetëve të Kosovës, kontribuan me diskutime edhe anatërët tjerë të këtij komisioni, deputetët Dimal Basha dhe Driton Selmanaj.