Kalendari i takimeve dhe i seancave

Mbledhja e Kryesisë

Kryesia e Kuvendit

E Marte, 12.06.2018 11:00 në sallën C 301

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.

2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 5, 6 dhe 8 qershor 2018:

1. Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,

2. Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,

3. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

4. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

5. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,

 

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave