Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Bazuar në Rregulloren e Punës, Kryesia takohet çdo javë kur takohet edhe Kuvendi, për të shqyrtuar dhe përgatitur rendin e ditës së Kuvendit për mbledhjen e javës vijuese, si dhe rendin e  përkohshëm të ditës për dy javë më vonë.
Kryesia siguron që çfarëdo mocioni përmbajtësor që mbështetet nga gjashtë ose më shumë deputetë të Kuvendit, të futet në rendin e ditës për seancën plenare të Kuvendit brenda tri javësh pune prej kur është marrë kjo shkallë e mbështetjes.
Kryesia miraton vendimet e saj me konsensus. Në rast se mungon konsensusi, përpos në rastet të përcaktuara, ajo vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.

Kryetar i KuvenditGrupi
Kadri VeseliPDK
Nënkryetarët e Kuvendit 
Xhavit HalitiPDK
Aida DërgutiLëvizja Vetëvendosje
Kujtim ShalaLDK
Slavko SimićLista Serbe
Mufera Srbica - Şinik6+